Çulev: Periudhën në vijim do të publikojmë informacione për hetimet e hapura në të cilat janë të involvuar funksionarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev deklaroi sot se, në periudhën në vijim Ministria do të publikojë informacione për hetimet e hapura në të cilat janë të involvuar edhe bartës të funksioneve publike, për të cilët tani më janë marrë informacione se janë autorë të mundshëm të veprave penale, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me hetimet të cilat i paralajmërova, kam dashur të them se periudhën e fundit si MPB, krahas koncentrimit që të do të thotë zbatim të masave dhe vendimeve të Qeverisë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, MPB-ja nuk e ka nxjerrë nga mendja edhe funksionin zbulues, gjegjësisht aktivitetet në sferën e zbulimit të autorëve të veprave penale veçanërisht në sferën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje e dhe në këtë pjesë. Në periudhën në vijim do të publikojmë informacione edhe për disa bartës të funksioneve publike për të cilat tani më kemi informacione të marra, ndërsa të cilat janë autorë të mundshëm të veprave penale”, ka thënë Çulev në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, njofton MIA.

Ai siguroi se MPB-ja periudhën e fundit ishte tërësisht i angazhuar edhe në zbulimin e veprave penale dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa kanë pasur edhe sfida serioze të cilat në periudhën në vijim, siç thotë, do të multiplikojnë, ndërsa ai është zbatim i migrimit të paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button