RMV, Këtë javë do të sillen dekretet për setin e tretë të masave

Dekretet për masat e setit të tretë duhet të sillen këtë javë, pas së cilës edhe qytetarëve do t’u sqarohet se si t’i shfrytëzojnë. Një pjesë e masave sipas paralajmërimeve duhet të fillojnë të zbatohen në qershor dhe korrik, njofton Portalb.mk.

Sipas Qeverisë, seti i tretë i masave ekonomike është për revitalizimin e ekonomisë të cilat kanë për qëllim ta amortizojnë goditjen mbi ekonominë.

“Të gjitha masat janë krijuar me qëllime qartë të parashtruara dhe efekte të pritura të cilat duhet t’i japin, si në plan afatmesën ashtu edhe në plan afatshkurtër. Gjatë krijimit të masave qeveria ka menduar për të gjithë – edhe për të papunësuarit, edhe të punësuarit me të ardhura të vogla, për kategoritë e rrezikuara sociale, edhe për rininë dhe ato të cilët janë më të ekspozuar në luftë – punonjësit shëndetësor, edhe në sektorin privat, sektoret më të goditura, kompanitë vendore, sektori turistik i Maqedonisë, kompanitë e vogla, startapet, kompanitë e mëdha, industria, sektori IT i bujqësisë i cili ka potencial të pashfrytëzuar”, theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska.

Pjesë e kësaj shtylle janë edhe kartelat pagesore dhe vauçerët për turizëm të cilat qytetarët duhet t’i marrin deri në korrik, ndërsa të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020. Në pakon e tretë janë 11 milion euro për vauçerë dhe pesë milion euro për kartela pagesore, vauçerët prej 100 euro, ndërsa kartelat 50 euro.

Me masat për ekonominë në programin e qeverisë ka 150 milion euro, prej të cilave 25 milion euro për kartelë pagesore, 60-65 milion euro për mbështetje të punëdhënësve për dhënie të pagave dhe 50 milion euro shtesë të cilat do të jepen për disenjim dhe krijim të masave në kohë.

Masat, sipas Qeverisë, sillen shpejtë dhe në kohë. Pakoja e parë dhe e dytë përfshin 200-250 milion euro, ndërsa e treta 355 milion euro për 730.000 shfrytëzues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button