Bisedë telefonike ndërmjet Zoran Zaevit dhe Albin Kurtit
Zoran Zaev, kryetari i LDSM-së dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, realizoi bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Portalb.mk.
“Të dy vendet mirë u ballafaquan me virusin korona, gjatë javës do të dihet kur do të caktohen zgjedhjet”, njoftojnë nga LSDM si epilog të bisedës telefonike Zaev-Kurti.
Zaev vlerësoi se dy partitë duhet të vazhdojnë bashkëpunimin që do të kontribuon në përmirësimin e ardhmes së qytetarëve.
“Kryeministri Zaev theksoi se deri në fund të kësaj jave do të bëhet e ditur kur do të mbahen zgjedhjet në RMV”, njoftojnë nga LSDM-ja.
Ndryshe, Kurti sot në rrjetet sociale ka shprehur nevojën për zgjedhje në Kosovë, duke marrë shembull edhe mbajtjen e zgjedhjeve në vendet e ndryshme, si në RMV.
“Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, shkroi sot Kurti në FB.
Gjatë javë, Kurti zhvilloi bisedë telefonike edhe me kryeministrin teknik Oliver Spasovskin dhe presidentin Stevo Pendarovskin.