15,000 denarë shpërblim për punonjësit policorë, për Spasovskin populizëm, për Çulevin motivuese

Propozimi i Ministri të punëve të brendshme, Naqe Çulev për t’i shpërblyer punonjësit policor me 15 mijë denarë, u vlerësuar si populizëm nga kryeministri aktual dhe ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Populizëm që aspak nuk mund të lidhet me shpërblimet për shëndetësinë”, vlerësoi Spasovski.

Ai sqaroi se shpërblimi i punonjësve shëndetësorë ishte paraparë nga ministria e shëndetësisë gjatë rebalancit të buxhetit, derisa ministria e punëve të brendshme përveç se nuk ka llogaritur shpërblim për punonjësit policorë, ajo ka kthyer edhe 88 milionë denarë në Buxhetin e shtetit që të shfrytëzohen për nevoja tjera.

“Ministria e punëve të brendshme ofroi që të kthehen 88 milionë euro në Buxhet për nevoja tjera, sepse nuk i nevojiten MPB-së. Vetëm kjo fletë shumë se sa është serioz në qëllime”, deklaroi Spasovski, sikurse kishte deklaruar më parë edhe ministrja e financave, Nina Angellovska.

Çulev sot përsëri e theksoi se duhet të shpërblehen punonjësit policorë me 15 mijë denarë, që sipas tij do të jetë shumë për ata, qe do t’i motivon.

Ndryshe, Ndryshe, Çulev ka propozuar që pjesëtarët e MPB-së të shpërblehen me 15 mijë denarë për shkak angazhimeve të tyre gjatë kohës së pandemisë. Pas mohimit të kërkesës së tij, ai kërkoi nga sindikatat që të reagojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button