Fondacioni Metamorfozis dhe KriThink: I dënojmë sulmet diskriminuese ndaj gazetares Mirosllava Burns

Fondacioni Metamorfozis dhe ekipi i KriThink tregon mbështetje për bashkëpunëtoren tonë Mirosllava Burns e cila këto ditë është në shënjestër të sulmeve vulgare, seksiste dhe diskriminuese. Sulmet plotësisht janë me ofendime dhe shpifje, gjuhë të pashembullt dhe shqetësuese, por ekzistojnë edhe elemente të cilat mund të karakterizohen si gjuhë të urrejtjes, që është vepër penale sipas Kodit Penal.

“E dënojmë çdo formë të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe keqpërdorimit të hapësirës mediatike për qërim hesapesh dhe ofendim në bazë personale, që është shkelje e drejtpërdrejtë e neneve 7, 10 dhe 16 të Kodit të Gazetarëve”, thuhet në reagimin e Fondacionit Metamorfozis.

Nga Fondacioni shtojnë se edhe më i tmerrshëm është fakti që këto sulme janë reagim i nje tekstit të cilin e ka shkruar gazetarja Burns, dhe i cili ka të bëjë me një publikim paraprak i të njëjtit portal, që gjithashtu përmban gjuhë primitive duke i shkelur nenet 7, 10, 11 dhe 13 të Kodit të Gazetarëve.

“Asnjë gazetar nuk guxon që të shpifet, ofendohet ose diskriminohet vetëm pse punon në tema të cilat kanë të bëjnë me respektimin e standardeve mediatike, përforcimin e profesionalitetit gazetaresk dhe shpërndarjen e njohurive elementare mediatike, për të cilat qëllime synon KriThink”, thonë nga Metamorfozis.

Fondacioni Metamorfozis dhe ekipi i Krithink vlerësojnë se mënyra e komunikimit me opinionin, i cili praktikohet në këto sulme nuk guxon të gjejë hapësirë në diskursin publik. Gjuha e urrejtjes paraqet dhunë, e cila është në nivel të njëjtë me dhunën fizike. Si e tillë, në asnjë rast nuk guxon që të bëhet dukuri normale pasi që ashtu çdokush prej nesh mund të jetë viktimë e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button