Ilir Meta: Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se është gati të bashkëpunojë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, transmeton EN.

Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit thekson se mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën”, thekson Meta.

Ai u bën apel qytetarëve që mos t’i përgjigjen dhunës me dhunë, por të besojnë tek demokracia dhe tek triumfi i saj mbi oligarkinë.

“Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button