27 maji data e rinisjes së futbollit në vatrën e pandemisë!

Kina që është edhe vatra e pandemisë së koronavirusit që ka pushtuar botën, bëhet gati për rinisjen e futbollit të luajtur. Sipas asaj që shkruan Sportmediaset, duke iu referuar burime që vinë nga shteti kinez, Superliga e këtij vendi do të nisë më 27 maj.

Megjithatë gjithçka do të lidhet me përhapjen që do ketë pandemia në shtetin më të populluar në botë gjatë këtyre ditëve. Në javët e fundit kurba e infektimit me COVID-19 në Kinë ka rënë ndjeshëm.

Kampionati kinez do të nisë pa shumë futbollistë të huaj pasi një pjesë e tyre nuk janë kthyer ende në Kinë për shkak të mbylljes së kufijëve ndërkohë që kalendari do të jetë shumë i ngjeshur për të rikuperuar këto muaj që nuk është luajtur. Ende nuk dihet nëse do të luhet me dyer të mbyllura apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button