Kujdes me dorezat, vjen rekomandimi i ri nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e rregullt të dorezave në komunitet.

Drejtori i Zyrës së OBSH në Bullgari, Skënder Syla, deklaroi se përdorimi i dorezave mund të rrisë rreziqet, pasi mund të çojë në vetë-infeksion ose bartje tek të tjerët përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara, e cila nuk pasohet nga heqja e dorezave dhe higjienës së duarve, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, në vendet publike siç janë supermarketet, përveç distancës fizike, OBSH rekomandon instalimin e stacioneve të higjienës publike për pastrimin e duarve në hyrje dhe dalje, transmeton Kp.

“Duke përmirësuar gjerësisht praktikat e higjienës së duarve, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, tha Syla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button