Gerberih: Do të ishte gabim të shkatërrosh suksesin e vendimit të negociatave duke politizuar të dhënat historike

Arritja e marrëveshjesa të Këshillit Evropian për të filluar bisedimet aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhej të ishte arritur shumë kohë më parë. Kjo është në interes të BE-së në tërësi, por veçanërisht në interes të vendeve fqinje të BE-së në rajon, shkruan MIA.

Do të ishte gabim tani ta shkatërroni këtë sukses duke politizuar të dhënat historike. Çështjet historike duhet të diskutohen, dhe ato mund të diskutohen edhe në mënyrë kontraverse. Por ato nuk i përkasin proceseve politike që zgjidhin problemet e së tashmes dhe duhet të përqendrohen me përgjegjësi drejt të ardhmes.

Kështu u prononcua ambasadori gjerman Tomas Gerberih në një intervistë për MIA-n duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me vlerësimet e një pjese të opinionit në vend se kërkesat e shpallura bullgare në fushën e historisë dhe gjuhës janë një hyrje për veto të re për Shkupin në procesin e integrimit evropian.

I pyetur të komentojë nëse procesi i zgjerimit mund të ngadalësohet për shkak të pandemisë me korona-virusin, ambasadori Gerberih nënvizoi se është një sfidë globale me të cilën duhet të përballemi të gjithë dhe kjo momentalisht është aktualisht përparësi si për BE-në ashtu edhe për partnerët e saj, por Ballkani Perëndimor , mbetet në krye të agjendës të BE-së.

“Maqedonia e Veriut, si dhe të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ka ndërmarrë një veprim të shpejtë dhe vendimtar dhe ia arriti që të ulë shkallën e infeksionit dhe ta mbajë të ulët shkallën e vdekshmërisë. Ashtu si në Gjermani, politika dhe shoqëria tani kanë filluar të mendojnë për strategji daljeje dhe rikuperimi. Sigurisht, kjo është aktualisht përparësi si për BE-në ashtu edhe për partnerët e saj. Por Ballkani Perëndimor mbetet në krye në agjendën e BE-së, këto nuk janë fjalë boshe, por realitet. Në këtë pikë, dua të theksoj edhe një herë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një përparësi kryesore për BE-në dhe Gjermaninë.

Mbështetja e gjerë e BE-së për Ballkanin Perëndimor për ballafaqimin me krizën e koronës një provë domethënëse se: BE-ja vetëm për Maqedoninë e Veriut ka vënë në dispozicion 66 milionë euro për të mbuluar nevojën urgjente në sektorin e kujdesit shëndetësor, si dhe 160 milionë euro ndihmë makro-financiare. Me këtë, Samiti dërgoi një sinjal të fortë solidariteti. Në të njëjtën kohë, perspektiva e pranimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u konfirmua dhe ato u inkurajuan të vazhdojnë rrugën e filluar të reformave drejt anëtarësimit në BE”, theksoi ambasadori Gerberih.

Harmonizimi i kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë në qershor, por ai thotë se nuk është e parashikueshme se kur do të finalizohet, pasi që metodologjia e re e zgjerimit duhet të përfundojë, por kriza e koronës i ngadalëson hapat e Brukselit.

“Puna në kornizën e bisedimeve do të jetë përparësi në dosjen e zgjerimit edhe gjatë presidencës gjermane të Këshillit. Është e rëndësishme që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me reformat”, thotë diplomati gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button