Serie A propozoi datën për vazhdimin e kampionatit

Serie A ka propozuar 13 qershorin si datë të rifillimit, apo më së voni 20 qershori, ndërsa synimi është të përfundohet deri më 2 gusht, shkruan “Calciomercato”. Kjo datë është aprovuar nga klubet në asamblenë e mbajtur sot. 

Ka mbetur edhe aprovimi i Qeverisë italiane për të lejuar rifillimin e ligës. Mësohet se ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e ligës do të luhen në korrik.

Lega Serie A ka lëshuar komunikatë duke konfirmuar datën 13 qershor për rifillimin e stinorit. Por, nuk është se ka ndonjë vlerë pasi protokolli nënkupton se nëse një lojtar apo anëtar i stafit teston pozitiv për COVID-19 pas stërvitjeve në grup, atëherë gjithë skuadra do të qëndrojë në karantinë për 15 ditë.

Në futbollin gjerman testimi pozitiv i një lojtari nuk nënkupton karantinë automatike për gjithë skuadrën. Sipas ligjeve gjermane autoritetet lokale shëndetësore e kanë përgjegjësinë për vendimin.

Klubi i Bundesliga 2, Dynamo Dresden, është izoluar për dy javë pasi dy lojtarë kanë dal pozitiv për koronavirus.

“Sa i përket Gjermanisë, unë i ftoj të gjithë ta shqyrtojnë rastin e Dynamo Dresdenit, që ka përfunduar në karantinë për 15 ditë. Ne nuk mund të nënvlerësojmë problemin. Vetëm disa javë më parë, disa lojtarë përfunduan në karantinë. Ne duam të rihapim ligën dhe të lejojmë të përfundohet, por në siguri absolute”

“Unë jam i vetëdijshëm për rëndësinë sociale që paraqet futbolli, por edhe se është një nga ministritë më të rëndësishme në shtetin tonë. Unë kam marrë një letër nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, që ka konfirmuar se ka pranuar gjitha modifikimet në protokollin mjekësor, veçanërisht karantinën për skuadrën nëse ka ndonjë rast pozitiv. Për këtë, stërvitjet në grup mund të kthehen nga 18 maji”, ka thënë Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button