Sot fillon skriningu, të parët që do të testohen për KOVID-19 janë të punësuarit nëpër çerdhe

Skriningu për gjendjen me KOVID-19 e kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore, ndërkaq zyrtarisht do të fillojë sot. Të parët në lisë janë të punësuarit nëpër çerdhe, ka paralajmëruar paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Ai fillon gjatë ditës së sotme me të punësuarit në çerdhe. I identifikojmë njerëzit të cilët janë të punësuar, do të fillojmë të punojmë nëpërmjet qendrave për shëndet publik. Në atë mënyrë, paralelisht me procesin e përgatitjes së protokolleve dhe kritereve sipas të cilave do të punojnë çerdhet, në një moment pas një periudhe të caktuar kur do të mbarojë skriningu do të duhet të përgatitemi që t’i kthejmë çerdhet në funksion”, tha Filipçe.

Me skriningun do të testohen për koronavirus personat të cilët konsiderohen se janë kategori kritike si: punonjësit shëndetësorë, stafet e kopshteve, stafet e shtëpive për përkujdesin e pleqve, oficerët e policisë, shoferët e NQP-së dhe taksistët, punonjësit e shërbimeve publike (punonjës në sportele), pacientët para hospitalizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button