RMV, Për ajër të pastër: një ditë në javë punë online, mësim online, trafik pa vetura…

Një nga ndryshimet pas fillimit të pandemisë është edhe ndryshimi i cilësisë së ajrit, si rezultat i kufizimit të qarkullimit të automjeteve dhe reduktimit të punës së shumë fabrikave, që konsiderohen ndotësit kryesor të ajrit.

Në takimin e fundit online ndërmjet Grupit për punë ndërsektoriale dhe zv.ministrit për ekologji, Jani Makraduli u diskutua për sfidat e vendit në lidhje me cilësinë e ajrit pas pandemisë, transmeton Portalb.mk.

Në takimin me temë “Si të vazhdojmë me ajrin e pastër në normalitetin e ri”, u diskutua për masat dhe rekomandimet që duhet të merren për të vazhduar me kualitetin e ajrit.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Organizatës joqeveritare “Eko-Svest”.

Në takim u sollën disa përfundime të përbashkëta për propozimin e masave afatshkurta dhe afatmesme:

Si masa afatshkurta u propozuan:

-një ditë të javës të punohet nga shtëpia (psh.e premte),

-një ditë të javës pa vetura (shembull të mërkurën),

-një ditë të javës mësimi të mbahet në formë elektronike,

-një seancë qeveritare në muaj të mbahet në formë elektronike,

-në seancat e Komisionit të ftuarit të kyçen përmes formës elektronike,

-në paketën e tretë për masat ekonomike të ndihmohen vetëm kompanitë që do të tregojnë plan për mbrojtjen e mjedisit jetësor,

-lirim nga pagimi i mjeteve derisa kompania pranon masa nga Marrëveshja e re e gjelbër dhe Marrëveshja e Parisit

-simulim të kompanive që modeli i tyre i biznesit të dizajnohet në bazë të principeve të ekonomisë ciklike,

-vendosja e shportave të vogël për mbeturina mjekësore,

-miratimi dhe zbatimi i Dekretit për eko-etiketa,

-harmonizimi dhe pranimi i propozimit të iniciativës “Në bicikletë” për krijimin e kushteve funksionale për të nxitur përdorimin e trafikut të bicikletave.

Masat afatmesme të propozuara janë:

-Dekarbonizimi i mënyrës së ngrohjes në shtëpi dhe institucione publike,

-përshpejtim i realizimit të Planit për ajër të pastër,

-mos të ketë institucione publike që ndotin,

-subvencionimi i shtëpive për ndërrimin e ngrohësve që ndotin,

-mbrojtja e prodhuesve të burimeve të rinovueshme,

-projekti masiv për efikasitetin energjetik “Renovoimi i ndërtesave”,

-unifikimi i commit të lëndës së lehtë me dizelin,

“Për përfshirjen me sukses të  të gjitha politikave dhe masave, e nevojshme është krijimi i marrëveshjes së gjelbër autoktone maqedonase, me përfshirjen e njohurive dhe ekspertizës vendase nga të gjithë aktorët, institucionet publike, organizatat qytetare, sektori privat dhe komuniteti akademik. Për përgatitjen e kësaj marrëveshje, tashmë ka disa organizata ndërkombëtare që duan të ndihmojnë realizimin e saj”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria shpreson në krijimin e kësaj marrëveshje para përpilimit të marrëveshjes së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që padyshim do të vonohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button