Franca tregoi të paktën deri kur do t’i mban të mbyllur kufijtë

Pavarësisht se disa masa ndaj koronavirusit do të lehtësohen nga 11 maji, kufijtë tokësorë të Francës do të mbesin të mbyllur të paktën deri më 15 qershor.

Në një konferencë për media, ministri i Brendshëm Christophe Castaner, ka thënë se mbyllja e kufijve nuk do të ndryshojë pavarësisht masave të tjera.

Ai ka bërë të ditur se masat do të mbesin në fuqi të paktën deri më 15 qershor, raporton Reuters.

“Që nga fillimi i krizës mbyllja e kufijve është rregull dhe përjashtim bëjnë vetëm autorizimet për kalim të kufirit. Duhet të mbajmë këtë masë në fuqi, kjo s’do të ndryshojë së shpejti”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button