BEI mbështet Ballkanin Perëndimor me 1.7 miliardë euro

Grupi i Bankës Evropiane për Investim do ta mbështesë rikuperimin social dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor nga pandemia e Kovid-19 me 1,7 miliardë euro. Kjo, siç thuhet në kumtesë, është pjesë e pakos së ndihmës financiare për rajonin në vlerë prej 3,3 miliardë euro që u publikua më 29 prill nga Komisioni Evropian, ndërsa i ndjek përpjekjet e “Ekipit Evropa” për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.

Shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të paketës së mbështetur nga BE-ja do të jenë sektorët kombëtarë të shëndetësisë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat gjithashtu synojnë përforcimin e sektorëve kombëtar të bankave dhe sigurimin e mbështetjes teknike për realizimin e projekteve të zhvillimit dhe stimulimin e investimeve të nevojshme.

“Për të zbutur pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë, BEI  do të sigurojë burime të reja financiare dhe do të përshpejtojë nënshkrimin dhe shpërndarjen e kredive të aprovuara për klientët nga sektori privat dhe publik i Ballkanit Perëndimor, me ç’rast rreth 600 milionë euro janë dedikuar për sektorin privat”, theksojnë në kumtesë.

Përveç kësaj pakete të mbështetjes të drejtpërdrejtë, BEI vazhdon të përgatisë projekte, të cilat aktualisht vlerësohen në 2.3 miliardë euro, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të rajonit bazuar në kapacitetin e tij për të ofruar mjete të qasshme, afatgjata dhe ndihmë teknike për Ballkanin Perëndimor.

“Nevojat e mëdha të rajonit mund të përmbushen vetëm me punë ekipore, dhe BEI të kontribuojë në kornizën e investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe planin e ardhshëm ekonomike dhe investues për rikuperim”, deklaroi Verner Hojer kryetar i BEI-së, transmeton MIA.

Në përputhje me politikën e BE-së dhe përparësitë kombëtare, BEI do të mbështesë projekte që mundësojnë tranzicionin e rajonit në – energji ekologjike të pranueshme, digjitalizimin, lidhjen më të mirë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe punësimin e të rinjve, mbrojtjen e mjedisit dhe rezistencën ndaj katastrofave natyrore, me avancim të njëkohshëm të bashkëpunimin rajonal dhe integrimit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button