Mali i Zi, në spitale nuk ka të sëmurë nga koronavirusi

Në Mal të Zi momentalisht nuk ka të shtrirë në spital që kurohen për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi tha se një person i cili ishte në spitalin e Beranës u la i lirë për trajtim në shtëpi, ndërsa që nga e marta, nuk ka më pacientë që trajtohen me simptomat e koronavirusit në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Mal të Zi është 265, ndërsa momentalisht 55 raste edhe më tej janë aktiv. Nën mbikëqyrjen sanitare shëndetësore kanë qenë 1.026 persona”, theksuan nga Ministria.

Në Mal të Zi sot nuk janë regjistruar raste të reja me koronavirus, ndërsa gjithsej 324 persona janë infektuar që nga shpërthimi i epidemisë. Deri tani janë regjistruar tetë vdekje si pasojë e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button