Iran, rritet në 6.486 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 6.486, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jahanpour për televizionin shtetëror të Iranit tha se gjatë periudhës së njëjtë në të gjithë vendin janë regjistruar 1.485 raste të reja me COVID-19, me çka siç theksoi ai, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 103.135.

Ai gjithashtu tha se 2.738 nga të infektuarit janë në gjendje kritike ndërsa nga koronavirusi janë shëruar gjithsej 82.744 persona.

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në Iran janë testuar 544.702 mostra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button