RMV, Ambasada britanike dhuroi 450 pako për qytetarët e kategorive më të rrezikuara

Ambasada britanike në Shkup ka dhuruar sot 450 pako me gjithësej 6200 produkte ushqimore dhe higjienike për të mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara, të prekur nga kriza të cilën e shkaktoi epidemia e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Në koumikatën e kësaj ambasade, thuhet se Ambasada Britanike në Shkup do t’i bashkohet iniciativës të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski – “Të Vullnetarizuar për një Shoqëri të Solidarizuar”.

“Donacioni është bërë në bashkpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është një nga partnerët e kësaj nisme humanitare. Rasteve të rënda sociale pakot humanitare do t’ju dorëzohen në përputhje me protokollet për mbrojtje dhe parandalim, bazuar në përvojën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në njoftimin e ambasadës.

Gjaë këtij donacioni, Ambasada Britanike respektoi të gjitha protokollet e sigurisë të rekomanduara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, përfshirë distancën fizike, ventilimin, dezinfektimin, larjen e duarve dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maska dhe doreza).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button