151 shqiptarë të Kosovës nisen nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia

Sapo janë nisur nga Stokholmi për Prishtinë 151 qytetarë të Republikës së Kosovës të mbetur në shtete Skandinave, transmeton RTK.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci.

Shtetasit kosovarë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia me datë 5 maj kanë udhëtuar për Prishtinë.

Në këtë njoftim thuhet se shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

“Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasadës’.

“Me këtë rast, fillimisht dua të falënderoj bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës sê Kosovës për koordinim profesional, në veçanti drejtoren Valëza Oruqin nga MPJD si dhe policinë kufitare suedeze dhe atë finlandeze.

Një mirënjohje e veçantë për diplomatët Valon Xhaferi dhe Fatmir Rrahmanaj për punën e palodhshme dhe me përkushtim maksimal në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Udhëtarëve që sapo u nisën ju urojmë rrugë të mbarë dhe shëndet. Shpresojmë që së shpejti do të mundësohet udhëtimi edhe për shumë qytetarë tjerë të ngelur në Skandinavi të cilët i falënderojmë pêr mirëkuptim”, ka thënë Geci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button