Haziri: Të mos politizohet vdekja e të riut nga Gjilani

Sot i është dhënë lamtumira e fundit 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani, i cili  humbi jetën dje, pasi në rrethana të pasqaruara ende kërceu nga kati i katërt i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila shërben si karantinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar që të mos politizohet rasti i vdekjes së të riut, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Facebook ai po ashtu kërkon nga organet kompetente të punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka tronditur qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë i Hazirit:

“Me dhembje të madhe, sot ia dhamë lamtumirën e fundit studentit të shkëlqyer dhe familjarit të jashtëzakonshëm, Agon Musliu, i cili pësoi nga kthimi në karantinë. Kërkoj të mos politizohet rasti, por organet ta zbardhin deri në fund. Ngushëllimet më të sinqerta prindërve të tij, familjes së gjerë, Gjilanit dhe Kosovës. Dhashtë Zoti që të jetë rasti i fundit.

Gjatë periudhës së pandemisë #Covid19, Gjilani është përballur me kronikën e zezë. E kemi tentim-vrasjen në familjen Maloku, vdekjen e 32-vjeҫarit, Amir Veliu në Burgun e Dubravës, në ditën kur do të dilte, vdekjen tragjike e 26-vjeҫarit, Debatik Huruglica në aksident komunikacioni, ndërsa rasti i fundit mbrëmë është gjetja e trupit të pajetë të B.O., në lumin Llapushnica të Karadakut!”, ka shkruar Haziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button