Shekerinska vlerësoi se duhet të ketë Zgjedhje para valës së dytë të epidemisë

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së Maqedoninë e Veriut vlerëson se shteti duhet të përgatite edhe për valën e dytë të epidemisë, ndërkohë duhet të realizon Zgjedhje sapo të krijohen kushtet, transmeton Portalb.mk.

“Ne besojmë se është përgjegjësi kryesore e shtetit ta sigurojë funksionimin e plotë të institucioneve dhe të përgatitet për valën e dytë të epidemisë. Prandaj, qëndrimi ynë ishte menjëherë sa të krijohen kushtet, menjëherë sapo epidemia të na japë një shans t’i organizojmë zgjedhjet, atë edhe ta bëjmë”, theksoi Shekerinska.

Ministrja vlerëson se RMV-ja nuk duhet të futet në valën e dytë të epidemisë pa legjitimim të institucioneve.

“Ne nuk duam që shteti të hyjë në valën e dytë të mundshme të epidemisë në gjysmën e dytë të vitit pa Kuvend dhe pa institucione plotësisht funksionale me kapacitet të plotë. Prandaj, besojmë se zgjedhjet janë të domosdoshme”, tha Shekerinska, duke e vlerësuar të natyrshme pritjen e valës së dytë të epidemisë.

Ajo komentoi qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, duke i vlerësuar si kontradiktore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button