Osmani: Qeveria shqyrton mundësinë me një kombinim të masave të buta ta zëvendësojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me Drejtorin Arben Ziberi, transmeton Portalb.mk.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani dhe Drejtori Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve’’ – theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button