Franca lejon përdorim “të jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm” të terapisë plazmatike

Agjencia franceze për sigurinë shëndetësore ka bërë të ditur se vendi do të lejojë përdorim “të jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm” të trajtimit plazmatik për pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Barnave dhe Produkteve të Shëndetit (ANSM) tha se terapia me plazmë imune mund të përdoret për të trajtuar pacientët me sëmundje kritike.

Provat klinike të trajtimit filluan në Francë në fillim të muajit prill dhe agjencia tha se ka të dhëna që sugjerojnë se plazma e njerëzve që shëroheshin nga COVID-19 “mund të përmirësojë nivelin e mbijetesës së pacientëve me sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute”.

ANSM tha se “efektiviteti i këtyre plazmave nuk është demonstruar”, por një “vendim që rregullon përdorimin e jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm të plazmës” është marrë në funksion të “ashpërsisë së mundshme të sëmundjes COVID-19 dhe në mënyrë që të rriten mundësitë e mbijetesës së pacientëve me një formë të rëndë”.

Franca është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe botë, bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, me mbi 24 mijë vdekje dhe afër 170 mijë rasteve të konfirmuara.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Nmri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.3 milionë, me rreth 234 mijë të vdekur dhe mbi 1 milionë pacientë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button