Albin Kurti reagon pas vendimit të Kushtetueses: Nuk duhet të entuziazmohemi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit të Republikës, për formimin e qeverisë së re. Me anë të një komunikate për shtyp, zyra e kryeministrit të Kosovës thekson se vendimi i sotëm i Kushtetueses është veprim që i shërben interesit publik, por edhe sistemit të drejtësisë, shkruan Euronews Albania.

Qeveria Kurti shprehet më tej në komunikatë se ky vendim nuk është përfundimtar, ndërsa vë theksin tek menaxhimi i situatës së pandemisë globale të COVID-19.

“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thekson komunikata.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u shprehën se do të respektojnë vendimin e Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin për qeverinë e re deri më 29 maj. Ky afat do të përkojë dhe me një vendim të plotë dhe të argumentuar ligjërisht nga ky institucion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button