Kelln, 3 futbollist të prekur me “Covid 19”
Shfaqen problemet e parë për skuadrën gjermane të Kellnit e cila në testet e para për “Covid 19” konfirmoi se 3 futbollist dolën pozitiv dhe u dërguan në vet izolim, shkruan Alsat M.
Mirëpo edhe përpos futbollistëve që dolën pozitiv në “Covid 19”, kjo nuk e pengoi Kellnin që të vazhdojë me stërvitjet.
Mediat gjermane raportojnë se tre futbollistët e prekur me “Covid 19” nuk kanë treguar simptomat e virusit. Me këto lajme edhe situatën e pandemisë “Covid 19”, vetëm shtohen gjasat e anulimit të Bundesligës.