Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të shënojë rënie për 1,4 deri në 3,2

Banka Botërore në raportin e fundit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, se shteti ynë menaxhon më së miri me krizën e shkaktuar nga koronavirusi nga vendet në rajon, deklaroi sot këshilltari i kryeminsitrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai theksoi se Banka Botërore në raportin parashikon që vendet në rajonin tonë do të përballen me recesion dhe se rritja rajonale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë mes minus tre dhe minus 5,6 pikë procentuale, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, vlerësohet që ekonomia e vendit të shënojë rënie prej 1,4 maksimum deri në 3,2, Malin e Zi e pret rënie prej 5,6, Serbinë 5,3, Shqipërinë 6,9 ndërsa Kosovën rënie të BPV prej 4,5%, me rënie të mundshme edhe deri në 11,3%.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe pjesa tjetër e botës, do të goditen nga pasojat e koronavirusit, ndërsa Maqedonia falë reagimit me kohë dhe masat adekuate qeveritare po ballafaqohet më së miri me krizën në krahasim me vendet e rajonit”, tha ai.

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e pagave minimale për funksionarët e zgjedhur, Bytyqi tha se ndjek se çfarë po ndodhë dhe se ata duhet të ulen dhe të shqyrtojnë pse urdhëresë e tillë nuk ishte e pranueshme dhe çfarë duhej bërë.

“Në këtë moment, në vijim është diskutimi dhe do të vazhdohet me bisedime, nëse dhe çfarë lloj dekreti duhet të jetë më i përshtatshëm nëse diskutimi i Gjykatës Kushtetuese është negativ javën e ardhshme”, sqaroi Bytyqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button