Besa Kokëdhima rilind nga një dashuri me këngë dhe videoklip të ri (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Besa Kokëdhima ka sjellë para publikut këngën e saj të re të titulluar “Folie”.

Në një bisedë me “Bluetooth” artistja është shprehur se “kënga është ‘çmenduria’ qe përjeton çdokush kur rilind nga një dashuri. Një nga skenat e klipit është xhiruar në ‘Club Folie’, duke qenë se fabula e këngës trajton një histori që ka një lidhje të veçantë me këtë vend”, ajo më tej zbulon edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti. 

“Video është xhiruar kryesisht në vendlindjen time, në Jug të Shqipërisë. Gjithmonë kam dashur të ekspozoj bukurinë e vendit tim të origjinës dhe besoj se ky klip i ka shërbyer këtij qëllimi më së miri. Kënga është realizuar nga Elgit Doda dhe është e rrymës ‘house’. Këtë periudhë ndjej se kam dëshirë dhe energji për të prodhuar muzikë të re dhe se po përjetoj një ridimensionim artistik”, përfundon këngëtarja e bukur.

‘Folie’ është e përcjellur edhe me videoklip të bukur, dhe pa dyshim kënga do të jetë një ndër hitet e verës 2013.

Fansave të Besës por edhe atyre që e ndjekin Eurovizionin, do t’ju kujtohet që në Festivalin kombëtar shqiptar të muzikës më vitin 2008, ajo arriti vendin e katërt me baladën e këndshme të titulluar ‘Ajër’. Disa muaj më vonë, në vitin 2009, ajo mori pjesë në finalen nacionale rumune për Eurovizion me një këngë pop të quajtur Nothin’ gonna change. Në vitin 2010 ajo përsëri mori pjesë në Festivalin kombëtar shqiptar të muzikës ku përfundoi mes 10 më të mirëve me këngën ‘E bukura dhe bisha’.

Lajme të ngjashme

Back to top button