Angelovska: Janë miratuar 631 kredi pa interes nga linja Kovid 1 e Bankës për Zhvillim

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, ka informuar se, janë miratuar gjithsej 631 kredi pa interes nga linja Kovid 1 e Bankës për Zhvillim, në vlerë prej 4,7 milionë eurosh, njofton Portalb.mk.

Angelovska në profilin e saj në Facebook, ka publikuar se në këto firma, punojnë 5.588 të punësuar.

“Sipas strukturës nga gjithë kreditë e miratuara :76 për qind janë për ndërmarrjet mikro deri me 10 të punësuar, 22 për qind për firmat e vogla me deri 50 të punësuar dhe 1 për qind janë për kompanitë e mesme me deri 250 të punësuar. Prej gjithsej 4,7 milionë euro të miratuara 2,1 milionë euro janë për kompanitë nga veprimtaria e transportit, 2,4 milionë ero për hotilerinë dhe 200.000 euro për turizmin”, ka theksuar Angellovska.

Ndërkohë, prej sot ndërmarrjet mikro, të mesme dhe të vogla nga të gjitha veprimtaritë do të mund të aplikojnë për këtë linjë të re pa kredisë pa interes Kovid 2 në lartësi prej tetë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button