Gjatë 24 orëve 10 persona me Covid-19 dhe 31 të shëruar në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sapo ka marrë rezultatet për ditën e sotme, ku 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Ai ka shkruar në Facebook se e sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse, transmeton TCH.

“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button