FSHHM siguroi 1.260 pako humanitare për familjet e rrezikuara rome

“Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni” (FSHHM) ka siguruar 1.260 pako humanitare shtesë për familjet e rrezikuara rome të cilat drejtpërsëdrejti të prekura në aspektin social dhe ekonomik nga pandemia me koronavirusin, ndërsa të cilat nuk janë përfshirë me shpërndarjen e parë të ndihmës humanitare, njofton Portalb.mk.

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, pakot humanitare do të shpërndahen dhe do të mbërrijnë në shtëpitë e mbi 5.000 qytetarëve të komunitetit rom në 9 qytete: Berovë, Radovish, Strumicë, Kavadarci, Negotinë, Kërçovë, Koçani, Shtip dhe Veles”, kanë njoftuar nga FSHHM.

Ata shtojnë që për zhvillim të papenguar të aktivitetit, Kryqi i Kuq në terren do të bashkëpunojë me përfaqësues të organizatave rome të cilat janë pjesë e ROMAKTED programit si dhe me Shtabin e Krizës të Komunës Berovë.

– “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni” me vigjilencë po monitoron zhvillimin e ngjarjeve me krizën shëndetësore dhe luftën me Kovid-19 dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë dhe mbështetje para se gjithash për qytetarët e margjinalizuar, mbrojtja e të cilëve është prioriteti më i lartë. Përkrahja dhe pjesëmarrja e bashkësisë rome në përmirësimin e kushteve për qasje në arsim, shërbime shëndetësore dhe juridike, por edhe ndryshimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve ndaj romëve mbetet fokusi jonë edhe më tej”, thuhet në komunikatën e FSHHM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button