Brazil, rritet në 4.016 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 346 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka njoftuar se për shkak të koronavirusit, me 346 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 4.016 ndërsa me 5.514 raste të reja ka arritur në 58.509 numri i rasteve.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button