KOVID 19: Franca kufizon në mënyrë drastike shitjen e produkteve të nikotinës

Franca ka ulur në mënyrë drastike shitjen e produkteve të nikotinës pasi një studim sugjeronte se për duhanpirësit shanset ishin më të ulëta për t’u infektuar nga COVID-19, shkruan Euronews Albania.

Kjo masë u mor për të “parandaluar rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tepruar apo keqpërdorimin” e produkteve të nikotinës nga qytetarët në mënyrë për t’u mbrojtur nga coronavirusi i ri, thuhej në dekret.

Lajmi vjen disa ditë pasi një studim nga spitali Pitie-Salpetriere në Paris shkruante se “duhan pirja duket se është një faktor mbrojtës kundër infektimit nga SARS CoV-2 për shkak të nikotinës”.

Në studim thuhej se “nikotina mund të sugjerohet si një agjent parandalues kundër infektimit nga COVID-19”.

Spitali planifikon të fillojë të eksperimentojë përdorimin e nikotinës për pacientët me COVID-19 për të testuar efikasitetin kundër virusit.

“Nuk duhet të harrojmë se nikotina është një lloj droge e cila sjell varësinë e duhanit. Duhani ka një sërë pasojash patologjike dhe mbetet një rrezik serioz ndaj shëndetit”, thuhej më tej në studimin e spitalit.

Franca është ndër shtetet që ka vuajtur më shumë nga pandemia me 22,245 viktima të regjistruara nëpër spitale dhe shtëpitë e të moshuarave që nga shfaqja për herë të parë e sëmundjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button