Mungesa e festivaleve në verë pritet të shkaktojë humbjen e miliona eurove

Këtë verë nuk do të ketë festivale të hapura në Europë, as dema që vrapojnë në rrugët e Spanjës, apo festivalet e birrës në Gjermani, shkruan Euronews Albania.

Coronavirusi i ri është përgjegjësi për shtyrjen e këtyre festimeve në ambiente të hapura.

Do të jetë një humbje që përllogaritet në qindra miliona euro, një prej këtyre shembujve është dhe Festivali Fringe në Edinburg, Skoci.

Organizatorja e këtij festivali deklaroi se qyteti do të pësonte një humbje prej 200 milionë paund.

Po ashtu edhe Boom Festival në Portugali, i cili kishte 40 mijë pjesëmarrës gjatë vitit të shkuar, thotë se shteti do të arkëtojë rreth 56 milionë euro më pak për shkak të anulimit të festivalit.

Edhe pse e një zhanri tjetër muzikor, të njëjtin problem ka hasur dhe Festival Xhazit Vienne në Francë. Shtyrja e tij i ka detyruar organizatorët që të ndërmarrin shkurtime masive në stafin e tyre.

Pandemia COVID-19 i ka zënë të gjithë në befasi, por organizatorët e festivaleve thonë se e kanë mësuar leksionin. Përgatitjet për vitin e ardhshëm do të përfshijnë edhe masat për skenarin e një pandemie të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button