KOVID-19 në RMV: Janë shënuar edhe dy raste të vdekjes, 41 të infektuar dhe 37 janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara kanë ndërruar jetë 2 persona nga virusi korona, 41 persona janë infektuar, ndërkaq 37 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 59, të infektuarve në 1367, ndërkaq të shëruarve në 374, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën infektive në Shkup, ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare një pacient nga Gostivari, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përveç obezitetit, nuk ka pasur komorbidete të tjera, por fotografia e tij klinike e tij ishte e rëndë. Në raportin e sotëm të viktimave nga COVID-19, është evidentuar edhe një pacient nga Shkupi, i cili ka qenë në moshën 25 vjeçare. Ai ka ndërruar jetë më 23 prill, ndërsa rezultati i dytë pozitiv post-mortum ka arritur sot. Pacienti ka pasur sindromin Down, ndërsa ishte hospitalizuar më 20 prill në gjendje të rëndë klinike.

Në 24 orët e kaluar janë bërë 728 teste, ndërsa janë konfirmuar 41 raste të reja të COVID-19 edhe atë në: Shkup -17, Kumanovë – 8, Prilep -8, Tetovë -4, Strugë-1, Veles -2 dhe Manastir -1.

  • Shkup – 468
  • Kumanovë – 363
  • Prilep  – 131
  • Tetovë – 73
  • Veles – 63
  • Strugë – 62
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Koçan – 28
  • Manastir – 19
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 14
  • Kriva Pallankë – 5
  • Kavadar – 5
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Negotinë – 4
  • Krushevë – 3
  • Kërçovë – 2
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevë – 1
  • Vallandovë – 1
  • Vinicë – 1

Në 24 orët e kaluara, janë bërë 728 teste. Nëpërmjet IShP-së 523 nëpërmjet Fakultetit të Veterinarisë 18, Avicënës 20, Biotekut 46, Filipi i Dytë 97, Sistina me PCR metodë 20 dhe AShAM 4. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 14.758 testime për KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button