Autobusët e NTP-së nesër do të qarkullojnë deri në ora 15:00

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik – Shkup nesër do të lëvizin nëpër qytet deri në ora 15:00, ndërkaq pastaj transporti publik nuk do të funksionojë. Autobusët do të vazhdojnë të qarkullojnë të hënën prej në ora 05:00, njofton Portalb.mk.

Regjimi i këtillë është në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes të qytetarëve në periudhën e theksuar, kumtoi NTP-Shkup.

Terminët për oraret e autobusëve mund t’i shihni: KËTU.

Prej më 07:30 deri në 14:00, do të jenë të hapura pikat për shitje të biletave në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, gjithashtu edhe pika në Tregun e Gjelbër – Bunjakovec. Në të njëjtën periudhë do të punojnë edhe qendrat për personalizim në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrës Transportuese të NTP-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button