LSDM dorëzoi iniciativën në Kuvend, presin që Xhaferi të caktoj seancën

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar dje në Kuvend iniciativën me nënshkrimet e mbledhura për thirrjen e seancës parlamentare. Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, deklaroi sot se deputetët e kësaj partie vlerësojnë se Kuvendi duhet të thirret, për shkak të kohëzgjatjes së epidemisë me COVID-19, njofton Portalb.mk.

“Ne si deputetë në përputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin Zgjedhor, kemi dorëzuar iniciativën për thirrjen e seancës parlamentare, tash duhet kryeparlamentari të caktoj seancën. Qëndrimi i deputetëve që janë nënshkruar në iniciativën që u dorëzua mbrëmë në Arkivin e Kuvendit është se, Kuvendi duhet të vendoset në funksion. Nevoja e Kuvendit del nga kohëzgjatja e krizës shëndetësore dhe njëkohësisht, edhe për konfirmimin e vendimeve të sjellura nga ana e presidentit të vendit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Shahpaska.

Grupi parlamentar i LSDM-së, mblodhi 2 ditë më parë  20 nënshkrime, aq sa është e nevojshme sipas Rregullore, që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi të thirr seancë parlamentare.Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi

Xhaferi, akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje. Nga kabineti i tij, dy ditë më parë, kanë thënë se Xhaferi do të prononcohet pasi të pronoj iniciativën e deputetëve të LSDM-së, për thirrje të seancës. Megjithatë, ai akoma nuk është prononcuar deri në këto momente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button