Udhëheqësit e BE-së u pajtuan për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten, shkruan REL.

Pas një video-konference të liderëve të BE-së, Merkel tha se një fond i tillë ishte gjithashtu në interesin gjerman dhe Berlini do të duhej të jepte kontributet më të larta në buxhetin e ardhshëm të BE-së.

“Është e qartë për të gjithë se ne kemi nevojë për një fond të tillë rikuperimi”, u tha Merkel gazetarëve.

“Unë dua të them shumë qartë se një zgjidhje e tillë e përbashkët është në interesin e Gjermanisë, sepse gjërat mund të shkojnë mirë për Gjermaninë nëse ato shkojnë mirë për Evropën”, tha ajo.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian që të hartojë me urgjencë një plan për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut pas pandemisë së koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button