Presidenti Pendarovski ka ndjekur mësimin online në dy klasa (VIDEO)

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut mori pjesë sot në ndjekjen e mësimit online në dy klasa të shkollave fillore të komunës së Mogillës, transmeton Portalb.mk.

“Ju përgëzoj për angazhim tuaj për të motivuar nxënësit”, u shpreh Pendarovski ndaj nxënësve.

Ai ka ndjekur orën e Gjuhës frënge në shkollën fillore “Koço Racin“, ku nxënësit diskutonin për qytetet e tyre të preferuara, ndërsa në një shkollë tjetër të fshatit Ivanjevci ai gjithashtu mori pjesë  edhe në orën e Gjuhës angleze ku u diskutua për llojet e ushqimit.

“Qasja e tillë në këta kushte është një mundësi për të përmirësuar procesin arsimor”, deklaroi Pendarovski.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut procesi arsimor për të gjitha nivelet po vazhdon të zhvillohet online (“Mësimi në distancë”), pas vendimit të Qeverisë së RMV-së. Si pjesë e procesit arsimor, edhe në mësimin online duhet të kryhet notimi i gjithë nxënësve deri më 17 prill.

Qeveria e RMV-së vendosi në muajin mars që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button