Spasovski bën thirrje për respektim dhe solidaritet me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryeministri Oliver Spasovski, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, dërgoi letër te Bashkësia Fetare Islame dhe te Res ulema, Haxhi Sulejman  efendi Rexhepi, dhe te anëtarët e Riaseti, si dhe te  të gjithë besimtarët mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në këto momente të rënda,  të cilat në nivel botëror  i solli kjo pandemi dhe kriza ekonomike shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, pikërisht  parimet e respektit dhe solidaritetit, janë më të domosdoshme se kurrë  më parë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj  në të cilin kujdesemi  për të tjerët,  para se gjithash për të dobëtit dhe të pafuqishmit, si dhe për të moshuarit tanë, të cilët përfaqësojnë kujtesën dhe mençurinë e komunitetit tonë, shkruan  kryeministri Spasovski në urimin  me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit”, citohet në  letrën e kryeministrit.

Spasovski thekson se në muajin e shenjtë të agjërimit,  përballë tundimeve, përmes mohimit dhe qëndrueshmërisë  tregohet  edhe kujdes më i lartë për të tjerët, dhe porosit se këtë vit  duhet të pranohet  se ditët e Ramazanit duhet të kalohen  me rrethin më të ngushtë të familjes, dhe në atë mënyrë  ta mbrojmë shëndetin  e familjarëve dhe fqinjve tanë, por edhe shëndetin tonë, transmeton MIA.

“Në muajin më të lumtur dhe më fisnik për myslimanët dhe në frymën e dashurisë, durimit, bujarisë dhe  vetëmohimit, të përballemi me sfidat dhe t’i zbusim  pasojat  e shkaktuara nga koronavirusi”, thotë në urimin me rastin  e fillimit të  muajit të Ramazanit kryeministri Spasovski, me dëshira  që ditët e Ramazanit  besimtarët t’i kalojnë  në rehati nëpër shtëpitë e tyre, në shëndet të mirë dhe  fuqi shpirtërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button