Kosovë, Ka vdekur një grua shtatzënë me koronavirus 

Një paciente shtatzënë, e prekur me koronavirus, ka vdekur të martën në Klinikën Infektive në Prishtinë, njofton REL.

Në njoftimin e kësaj klinike thuhet se pacientja V.P., 40 vjeçe, me vendbanim në Gjakovë, ka qenë në mjekim intensiv që nga data 15 prill.

Me këtë vdekje, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë arrin në 16.

Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve – prej tyre 123 janë shëruar.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet po ashtu se në këtë repart, aktualisht janë të shtruar 55 pacientë me koronavirus.

Prej tyre, një është në gjendje kritike, 12 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 42 janë në gjendje stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button