Kriza KOVID-19, guvernatorja Angelloska-Bezhoska: Nuk pritet rritje e shkallës së inflacionit

“Nuk pritet rritje e shkallës së inflacionit. Pritjet për lëvizje të çmimeve të prodhimeve primare deri në fund të vitit janë korrigjuar duke u ulur”, tha guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRVM), Anita Angellovska-Bezhoska, në një intervistë për javoren “Kapital”, njofton Portalb.mk.

Pastaj, ajo thotë se në tre muajt e parë të këtij viti, gjithashtu edhe sikur edhe vitit të kaluar, shkalla e inflacionit është relativisht i ulët dhe stabil. Shkalla mesatare e inflacionit, deri në mars është 0,6% dhe është nën projektimit.

“Pandemia negativisht është pasqyruar ndaj kërkesës globale, që ka sjellë në rënien e harmonizuar të çmimeve të më shumë prodhimeve të berzës. Kjo rënie është shprehur veçmas te çmimet e naftës në tregjet botërore, ku efekt shtesë ka pasur edhe pamundësia për marrëveshje mes prodhuesve më të mëdhenj të kësaj lënde djegëse. Këto lëvizje do të kenë efekt direkt të ulët ndaj shkallës së inflacionit në ekonominë e Maqedonisë nëpërmjet çmimeve më të ulëta të brendshme të derivateve, që, në fakt tanimë duket edhe te prodhimet tjera dhe shërbimet që plotësisht ndikojnë edhe në çmimet tjera”, thotë AngelloskaBezhoska.

Sipas guvernatores, përveç efektit direkt nga çmimet e ulëta importuese, ndikim në rënie te ne pritet të ketë edhe nëpërmjet kanalit të shpenzimeve të amvisërive, që do të mund të sjellë deri të harmonizimin e çmimeve në ekonominë e Maqedonisë.

Në intervistë, guvernatorja thekson se për shkak të krizës së koronës pritet ulje e ekonomisë, por edhe arnim i saj në vitin e ardhshëm.

 

“Për dallim prej vitit 2008, kur kriza ishte si rezultat i shkatërrimit serioze të fondamenteve makroekonomike në masa globale, tani po përballemi me shok nga nga karakteri joekponomik dhe si i tillë, ai nuk duhet të pasqyrohet ndaj potencialit afatgjatë për rritjen e ekonomive, as të sjellë deri në krijimin e problemeve më të mëdha strukturore”, theksoi guvernatorja.

Ndryshe, sipas analizës javore ekonomike të Portalb.mk, në “kulmin e konsumit në mars” janë regjistruar “simptomat” e para të rritjes së shpenzimeve të jetesës për disa produkte ushqimore, si p.sh. vaji, sheqeri, ëmbëlsirat, qumështi, vezët. Konsumi i shtuar vazhdoi edhe në muajin prill, e stimuluar në mënyrë shtesë nga ditët e festave, por edhe nga ora e zgjatur policore, deri të martën, në orën pesë të mëngjesit. Qytetarët përsëri i mbushën torbat dhe qeset e tyre nëpër dyqane dhe tregje. Ekonomistët janë duke zhvilluar dy skenarë për lëvizjen e çmimeve. Në eurozonë është regjistruar rënie e inflacionit.

Çmimet e ushqimit po rriten, ndërsa çmimet e karburanteve po bien.

Inflacioni në vend do ta ruajë nivelin “mesatar”, dhe nuk do të kalojë 2% këtë vit. Ky është vlerësimi i ekonomistëve, i shprehur në Anketën e re mbi pritjet për PBB-në dhe inflacionin, që e publikoi Banka Popullore.

Megjithatë, ekonomistët përmendin dy skenarë, të dyja si rezultat i krizës së Covid-19. Në skenarin e parë, inflacioni do të ulet si rezultat i uljes së çmimit të derivateve të naftës në tregjet botërore dhe i kërkesës së zvogëluar, mirëpo në skenarin e dytë – kanalet e ndërprera tregtare mund të shkaktojnë rritje të çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button