Ivanovska: Ligji askënd nuk e liron nga përgjegjësia për keqpërdorim të pozitës në gjendje të jashtëzakonshme

Fuqia e personave zyrtarë në gjendje të jashtëzakonshme rritet, ndërkaq për atë rriten edhe rreziqet për gabime të qëllimshme. Por, Kodi Penal në asnjë rast, as në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nuk i liron nga përgjegjësia personat të cilët e keqpërdorin pozitën dhe nuk punojnë në pajtueshmëri me dispozitat, thotë për MIA-, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Biljana Ivanovska, njofton Portalb.mk.

Ajo theksoi se nuk duhet që të habitemi në porositë katastrofike që na dërgon natyra, pasi që ligjet natyrore nuk mund të ndryshohen me amendamente dhe i ftoi qytetarët që të kyçen në luftën kundër korrupsionit pasi që pasojat prekin deri te të gjithë edhe atë në forma të ndryshe.

Ivanovska tha se është e nevojshme vetëdije më e lartë për ndalim të spirales së rrezikshme të korrupsionit, ndërkaq nëse gjenden në gjendje të tillë jo të mirë, qytetarët duhet të mos jenë të

“Duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet shteti për shkak të pandemisë botërore dhe përballjen me virusin SARS-COVID-2, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, bashkë me Platformën e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit, vlerësoi se është rritur rreziku për kryerjen e gabimeve të qëllimshme dhe paqëllimshme të detyrës zyrtare nga ana e personave përgjegjës në organet shtetërore, veçmas në proceset e furnizimeve urgjente dhe shfrytëzimin e donacioneve. Për këto arsye po merren aktivitete për ndjekjen e përmbajtjes së proceseve, transparencën dhe llogaridhënien e personave përgjegjës si dhe ndjekjen e realizimit të dekreteve me fuqi të ligjit dhe masave që Qeveria dhe institucionet i miratojnë në këto kushte të jashtëzakonshme. Veçmas të atyre që përfshijnë harxhimin e mjeteve buxhetore dhe shfrytëzim të donacioneve, në lidhje me shëndetin e qytetarëve dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve”, thotë Ivanovska.

Shefja e Antikorrupsionit thotë se gjendja e jashtëzakonshme nuk e përjashton askënd nga përgjegjësia penale.

“Kodi Penal në asnjë rast, as në kushte të jashtëzakonshme nuk i liron nga përgjegjësia personat të cilët e kanë keqpërdorur pozitën dhe nuk kanë punuar sipas dispozitave”, shtoi Ivanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button