Mc Kresha foli për largimin nga muzika: Secili bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve
Në një intervistë me Skype në “E diell”, Mc Kresha foli për planet e tij profesionale, për kolegët, si dhe për rolin e ri si baba. Ervini dhe Fjoralba i bënë këngëtarit një sërë pyetjesh për të testuar sa i përgatitur është ai për ardhjen e bebushes dhe Mc Kresha e kaloi testin me sukses, njofton revista Class.
Po ashtu, Ervini i rikujtoi reperit një deklaratë që ai ka bërë dikur. Para disa kohësh, ai është shprehur se kur të bëhet familjar do të shkëputet nga muzika. Vazhdon të ketë të njëjtat plane? Me sa duket, po. Megjithatë shkëputja e tij nga muzika do të jetë graduale.
“Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve,” –është shprehur Kresha.
Nuk e dimë pas sa kohësh do ta mbyllë ciklin Kresha, por tani për tani po vazhdojmë të shijojmë muzikën e tij.