Migjen Kelmendi dhe MC Kresha befasuan me performancë në fushatën përmbyllëse të PDK-së (VIDEO)
Ikona e muzikës rock, Migjen Kelemendi, tashmë kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka nisur fushatën përmbyllëse të këtij subjekti, me një performancë të një kënge të tij të dikurshme sa ishte në ”Gjurmët”, njofton Klan Kosova.
Bashkë me reperin MC Kresha, në këtë fushatë të PDK-së, Migjen Kelmendi befasoi të pranishmit në shesh, kur nisi të këndonte vargjet e këngës ”Era”, njofton Klan Kosova.
Lideri i rock bendit “Gjurmët” Migjen Kelmendi, PDK-së iu bashkua në shtator të këtij viti.
Ky grup pesëanëtarësh, kishte bërë jehonën me hite, gjatë periudhës 1980-1986, njofton Klan Kosova.