U publikuan rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona në Francë

Franca ka shënuar një ulje të ndjeshme në numrin e të infektuarve dhe të viktimave si pasojë e COVID-19 në krahasim me mesjavën, transmeton OraNews.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 395 viktima të reja ku gjithsej janë regjistruar 19,718 të vdekur.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Franca shënoi një rekord viktimash në Evropë ku arriti afërsisht 1500 vetëm në 24 orë.

Edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive është ulur. Në një konferencë për shtyp të ministrit të shëndetësisë Jerome Salomon, deklaroi se janë 5,744 persona në këto terapi.

Numri i tyre është ulur ndjeshëm për të 11 ditë rradhazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button