Skrining të popullatës në verë për vlerësimin e imunitetit të virusit korona

Do të bëhet skrining i popullatës, lehtësim i masave për virusin korona ose kah fundi i verës, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Skriningu i popullatës, gjegjësisht testimi serologjik do të bëhet sipas grupeve të moshës me qëllim që të testohet imuniteti i vurisut, njofton Portalb.mk.

“Pas lehtësimit të masave ose kah fundi i verës planifikojmë një skrining me teste serologjike sipas grupeve të moshave, me qëllim që ta vlerësojmë imunitetin e personave më të moshuar se 67 vjeç, por edhe te fëmijët e moshës shkollore. Ajo do të jetë tregues se si të dimensionohen masat që eventualisht të përballemi me ndonjë pik të ri të sëmundjes, ndoshta në vjeshtë. Ajo do të jetë tregues se si t’i organizojmë shkollat. Ose nëse tregohet se personat mbi 67-vjeç kanë imunitet të ulët, atëherë për ata ndoshta ndalesat të vlejnë tërë kohën”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button