RMV-ja pret donacionin nga Japonia për ilaçin kundër virusit korona, “Remdesivir”

Një studim i ri eksperimental ka treguar se ilaçi “Remdesivir”, ka treguar se gjendja shëndetësore e 68-të pacientëve në gjendje të rëndë me KOVID-19, ndjeshëm është përmirësuar. Më shumë se gjysma e pacientëve kanë qenë në makina të ventilimit. Mu këtë ilaç shteti e pret që të vijë nga Japonia, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Kërkesa është dorëzuar javën e kaluar, presim përgjigje për donacionin. Japonia ka premtuar se këtë ilaç do t’ua dhurojë shumë vendeve”, deklaroi Filipçe.

Në pyetjen e NOVATV, nëse planifikohet që të prekurve tu jepet edhe terapi ozoni e cila shkon nëpërmjet ozonimit të gjakut të pacientëve, e cila zbatohet në Itali, ministri u përgjigj se ai është vendim i infektologëve.

Filipçe theksoi se ka biseduar me ambasadorin francez Kristijan Timonie, ndërkaq Klinika e Gjinekologjisë së Francës ka marrë donacion të rëndësishëm në mbrojtjen e pajisjes mjekësore nëpërmjet “Projekt Houp”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button