Vitia: Viktimat nga koronavirusi po i përcjellim me dhimbje dhe përgjegjësi

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë në detyre, Arben Vitia, përmes një shkrimi ka thënë se po i përcjellë me dhimbje të madhe dhe me përgjegjësi viktimat e koronavirusit në Kosovë.

Vitia tregoi se rastet që po vijnë në spital janë gjithnjë e më të rënda, andaj duhet ndaluar me cdo kusht.

Edhe njëherë Vitia tha se si ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe si personel shëndetësor po përpiqen me cka të mundin në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Arbën Vitisë:

Po e përcjellim me dhimbje të madhe, me ndjenjë të përgjegjësisë çdo shuarje jete në këtë kohë pandemie. Sot u larguan prej nesh edhe dy bashkëqytetarë në betejën kundër COVID-19.

Në botë, për shkak të pandemisë po flitet për të prekurit dhe rastet e fatalitetit vetëm me shifra. Por njerëzit janë njerëz e jo shifra. Përndryshe asgjë nuk ka rëndësi nga kultura dhe shtetndërtimi afatgjatë. Ndaj dhe merren masa institucionale. Masat, edhe pse duken se janë strikte ato kanë vetëm një qëllim: mos ta lejojmë shndërrimin e njeriut në shifër. Ne jemi një vend e një Republikë. Këtu njerëzit janë të gjithë tanët.

Ju lutem dhe një herë, duhet ta parandalojmë virusin. Çdo disiplinim i veprimtarive ekonomike dhe shoqërore duhet ta marrë një vlerë, shpëtimin e jetës. Ky virus na i ka bërë një gjë të qartë: nuk duhet të hyjmë në ciklin e sëmundjes, nuk duhet të hyjmë në lojën e fatit mes shërimit dhe fatalitetit.

Vëmendje: Rastet që po vijnë në spital janë gjithnjë e më të rënda. Ndaj duhet të mendojmë parandalimin me çdo kusht. ME ÇDO KUSHT.
Mes të qenit i shëndetshëm dhe të qenit i prekur ndarja është absolute. Afatgjatësia e masave tona është krejt relative. Jeta është absolute. Për jetën e secilit të punojmë të gjithë.
Si Ministri e Shëndetësisë, si Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dhe si personel shëndetësor, po përpiqemi me çka mundemi.

Iu adresoj familjeve të gjithë ngushëllimet tona për humbjen e të dashurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button