Është publikuar numri i të testuarve në Tetovë me rrethinë, gjithsej 48 të infektuar me virusin korona

Sot janë evidentuar edhe 6 raste të reja me virusin korona në Tetovë me rrethinë, kështu numri i të infektuarve ka arritur në 48, pas lajmit të Portalb.mk, për herë të parë nga Komuna e Tetovës e publikojnë numrin e personave të testuar në Tetovë, nga kjo komunë kanë kërkesa deri te Qeveria, njofton Portalb.mk.

Edhe pse kurba e të infektuarve në Komunën e Tetovës nuk ka pësuar rritje drastike për një kohë të shkurtër, numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë është vazhdimisht në rritje të qëndrueshme.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar nga kjo komunë me rrethinë është publikuar sot për herë të parë në faqen e fejsbukut të Komunës së Tetovës. Megjithatë, ende nuk bëhen publike komunat reale e personave të infektuar me virusin korona, marrë parasysh se Tetova është komuna më e madhe, pas Shkupit.

Nga gjithsej 400 persona të testuar në Tetovë me rrethinë, numri i të infektuarve ka arritur në 49 kurse numri i personave të cilët janë në izolim është vazhdimisht në ulje, për shkak se shumicës prej tyre ju kalon afati i inkubacionit i cili është dy javë.

Nga Komuna e Tetovës kanë dërguar kërkesa deri te Qeveria e RMV-së, edhe atë për herë të dytë për shkak se kërkesat e fundit ju ngelën pa ndonjë përgjigje konkrete.

Këto janë kërkesat:

  • Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend Shtabi i Krizës ka dërguar kërkesë deri te Qeveria e RMV , që të ofrojë modus për asistencë financiare për të punësuarit e NJKTZ dhe NPK, duke marrë parasysh se në këtë periudhë këto shërbime kanë intensitet të shtuar të punës në teren, kurse të hyrat institucionale për të mbuluar pagat janë reduktuar në masë të madhe.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës deri te Qeveria e RMV dhe Ministria e Shëndetësisë, që të gjithë mjekët amë në territorin e komunës së Tetovës të furnizohen më doreza,maska dhe mjete dezinfektuese.
  • Kërkesë nga Shtabi i krizës, Komuna e Tetovës deri te Qeveria e RMV që përfaqësues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të dalin në teren me qëllim të evitimit të zjarreve në malin Sharr, duke marrë parasysh faktin se NJKTZ Tetovë nuk ka qasje deri te këto teren malore dhe shërbimet e kësaj njësia në kohë të pandemisë përveç shuarjes së zjarreve në komunën e Tetovës dhe komuna përreth janë të angazhuara edhe në dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
  • Po ashtu duke marrë parasysh tendencën në rritje të rasteve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth kemi kërkuar nga Qeveria e RMV ndërprerje të plotë të transportit të organizuar të udhëtarëve mes komunave në rajonin e Pollogut, i cili kryesisht realizohet me autobusë dhe furgonë. Masa e kufizimit dhe ndërprerjes së transportit të organizuar të qytetarëve të bëhet sipas shembullit të komunës së Kumanovës.

Ndryshe, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se tregu i gjelbër dhe të gjitha tregjet tjera të hapura dhe të mbylla në territorin e kësaj komune nuk do të punojnë as këtë të enjte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button