Në ShBA dita e dytë me radhë me numër rekord të të vdekurve nga Kovid 19

Në SHBA është dita e dytë me radhë që u shënua rekord tragjik për raste të vdekjeve – gjatë 24 orëve të fundit, nga koronavirusi kanë vdekur 2.371 persona me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 30.800, njofton MIA.

Numri i të infektuarve tejkaloi 640.000, ndërsa pothuajse 5.000 pacientë janë shëruar.

Rastet e para të infektimit në SHBA u paraqitëm më 29 shkurt. Për 38 ditë, numri i viktimave arriti 10.000, ndërsa vetëm nëntë ditë më vonë kanë vdekur edhe 30.000 persona.

Edhe krahas faktit që numri i të vdekurve dhe personave të infektuar të ri për çdo ditë ende është i madh, në disa pjesë të Amerikës epidemia po ulet.

Guvernatorët e 20 shteteve në të cilat ka të infektuar, besojnë se më 1 maj munden sërish ta lëvizin ekonominë, datë të cilën presidenti Donald Tramp e cilësoi si fillim të hapjes së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button