Kolumbi, inxhinierët prodhojnë respirator të lirë për pacientët me COVID-19

Inxhinierët në Kolumbi kanë prodhuar një ventilator mekanik për pacientët me COVID-19 që mund të kushtojë vetëm rreth 1.800 euro, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një nga projektet e shumta që u realizuan në kohën e pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19), që synon të ndihmojë në zbutjen e mungesës globale të respiratorëve.

Respiratori është i madhësisë së një televizori të vogël dhe përbëhet nga valvula dhe sensorë presioni që rregullojnë sasinë e oksigjenit të pompuar në mushkëritë e pacientit përmes një tubi plastik. Kjo është një nga përpjekjet e fundit në të gjithë botën për të prodhuar një version të respiratorëve me të gjitha tiparet e urgjencës, në kohën kur kjo pajisje mjekësore po bëhet më e shtrenjtë pasi qeveritë e vendeve përpiqen të ofrojnë më shumë nga njëri-tjetri për t’i blerë ato.

“Fabrikat komerciale të respiratorëve në të gjithë botën po e kanë shumë të vështirë të arrijnë porositë. Ishte vendimtare për ne që të zhvillonim një zgjidhje të brendshme që mund të dërgohet shpejt në spitalet lokale”, tha Julian Echeverry, një profesor i inxhinierisë mekanike që ndihmoi në zhvillimin e respiratorit të rasteve urgjente në Universitetin Sabani në Bogota.

Shumica e njerëzve të infektuar me koronavirus përjetojnë vetëm simptoma të buta deri në mesatare, siç janë ethet dhe kolla. Por, disa pacientë, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, vuajnë nga sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni të rëndë. Një përqindje e vogël e tyre sëmuren aq shumë sa nuk mund të marrin frymë dhe kanë nevojë për një respirator. Sipas Andrew Cuomo, guvernatori i New Yorkut, respiratorët aktualisht kanë një çmim prej rreth 46 mijë eurove.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në mbarë botën.

Të dhënat tregojnë se afër 2 milionë persona janë infektuar globalisht ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në gati 137 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button